Ronaldo, më shumë gola se sa ndeshje me Al Nassr

Cristiano Ronaldon bëri historinë të enjten mbrëma duke arritur 500 gola në karrierë në kampionate të ndryshme. Në La Liga 311 gola për Real Madridin, në Premier League 103 për Manchester United, në Serie A 81 për Juventusin, në Ligën e Portugalisë 3 me Sportingun, për të vazhduar tash në Arabi.

Me katër golat e tij, Al Nassr fitoi ndeshjen 4 me 0 në udhëtim te Al Wehda që u zhvillua të enjten mbrëma.

Me pikët e reja, Al Nassr ka kaluar në pozitën e parë në tabelë.

Në pesë ndeshje me Al Nassr, Ronaldo ka shtatë gola, duke i numëruar edhe ata dy kundër Parisit.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit