11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Mjekët e Prizrenit apelojnë për kujdes nga gripi i stinës

Virozat e stinës përfshijnë edhe komunën e Prizrenit.Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar. Rastet më të lehta mund të trajtohen në shtëpi, pa përdorur antibiotik. Ato mund të përdoren vetëm kur ka komplikime. Vendosja e maskave të nënave ushqyese me gji janë të domosdoshme thonë mjekët.

Në këtë kohë të ftoftë me temperatura disa gradë nën zero, virozat e stinës po përhapen me shpejtësi në të gjitha moshat.

Në QKMF të Prizrenit ndihmë mjekësore po kërkojnë të rritur të rritur e fëmijë.

“Nuk ka vërejtje. Jo, jo, shumë mirë është, në rregull më shkurt. Në mëngjes isha për t’i bërë analizat, tani i dërgova tek mjeku”, tha Xhafer Gashi, banor nga Landovica.

“Në muaj 200 deri në 300 euro më shkojnë në ilaçe për fëmijë, shumë shtrenjtë…Ekstrem shtrenjtë janë barërat! Shërbimet për momentin mirë janë”, tha Nexhat Sahitaj, nga Prizreni.

Mjekët apelojnë tek qytetarët të kenë kujdes sidomos nënat me fëmijë të vegjël të përdorin maskat dhe të mos përdorin antibiotik.

“Gripi është prej virusit, ne i themi virus i influencës. Nuk duhet për të dhënë antibiotik, varet se çfarë simptoma ka pacienti. Edhe apel po u bëjmë edhe pacientëve, që më shumë lëngje të konsumojnë. Ndërsa, nëse kemi ndonjë komplikim, apo ndonjë super infeksion, jemi të detyruar për të dhënë antibiotik”, tha Mihrije Hoxhaj, mjeke e Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Krahas përballjes me virusin stinor , QKMF në Prizren po vazhdon testimet për pacientët e infektuar me Covid 19, ku për tre muaj janë testuar 500 persona , bën të ditur drejtori i këtij institucioni shëndetësorë Xhevat Elezkurtaj.

“Për fat të mirë kemi vetëm 27 raste për 3 muaj të COVID19. Ndërsa më herët, kemi pasur për një ditë, ose për një paradite këtë numër, ndërsa tani e kemi për tre muaj. Gjendja e tyre është e përgjithshme, do të thotë me simptomatologji të lehtë, pa asnjë rast të hospitalizimit. Është e sigurt edhe imunizimi i përgjithshëm i popullatës nëpërmjet vaksinimit dhe post kalimit të sëmundjes”, Xhevat Elezkurtaj, drejtor i QKMF-së.

Ndërkaq në laborator po punohet me kapacitete të plota , deri në 70 persona në ditë i nënshtrohen analizave biokimike.

“Rastet urgjente kalojnë brenda ditës, deri dy mundet mjeku për të përshkruar analizën. Deri në ora dy, jemi në gjendje për të pranuar pacientë. Jemi të furnizuar, siç po e shihni, me katër aparate biokimike, një aparat imunologjik. Punojmë të gjitha analizat sipas udhëzimit administrativ”, Dëshira Karahoda, specialiste e Biokimisë.

Sipas drejtorit të QKMF-së, përveç shërbimeve në ambulantat e zonave rurale , në një ditë, këtu kërkojnë ndihmë mjekësore deri në 100 persona , ndërsa në vitin e kaluar janë trajtuar mbi 1 milion e 200 mijë pacientë nga Prizreni me rrethinë.RTK

Më Shumë

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

Lajmet e Fundit