Komuniteti rom në Prizren mbledh 2 mijë euro ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

Me organizime të ndryshme në Kosovë, po vazhdon mobilizimi për mbledhjen e ndihmave për Turqinë dhe Sirinë të cilat u prekën nga tërmete shkatërruese me mijëra viktima.

Për ndihmë të viktimave, pjesëtarë të komunitetit rom në Prizren kanë grumbulluar 2 mijë euro pas një ligjërate në një xhami në Prizren.

Këtë njoftim e ka ndarë Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha.

“Edhe një mbështetje e veçantë për Turqinë&Sirinë, kësaj radhe nga vëllezërit dhe motrat e komunitetit Rom.Mualimeja e Departamenti i Gruas – KBI Prizren Gylxhan Misini, sot pas ligjeratës javore, ka tubuar gjithsej 2.000€ vetëm nga xhematliket e saj. Tê gjithë së bashku, si një trup”ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit