E di se po vjen

Skënder Berisha

E di se po vjen
e veshur velur
dielli striqet
pak i mjelur

nuk ndalet gjë
as ti nuk ndalesh
si qenka kështu
u harruakan hallet

edhe një vit tash
shkoi i përvjelur
në sfond atje tej
duket se e lash

po rri te sheshi
edhe për pak
dhe nis i ndiej
hapat tu në sokak

13 shkurt 2023

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit