19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Abrashi: Kjo është qeverisja e parë pa korrupsion

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, ka folur në emisionin Rubikon për zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Abrashi tha se bilanci i këtyre dy vjetëve është një qeverisje e mirë dhe pa korrupsion.

“Formalisht ka kaluar gjysma e mandatit dhe çka kemi parë gjatë këtyre dy viteve po të më pyesni, jo si deputet por si qytetar i Republikës së Kosovës, jam i kënaqur, jam shumë i kënaqur natyrisht, por presim edhe shumë sfida që të zgjidhen gradualisht me përkushtim. Para dy viteve është konsideruar absurditet në Kosovë që ta kemi një qeverisje pa korrupsion, sot është normale. Kjo është qeverisja e parë pa korrupsion në Kosovë, qeverisje e cila është karakterizuar me mospasurim të zyrtarëve të lartë shtetëror, ministrave, vartësve të tyre” tha Abrashi në Rubikon të Klan Kosovës.

 

 

Abrashi tha se krahas progresit në luftën kundër korrupsionit, në Qeverinë Kurti është shënuar progres edhe në fusha të tjera, duke përfshirë demokracinë, sundimin e ligjit, transparencën dhe dialogun me Serbinë.

“Ka ndryshim të qasjes edhe në qeverisje duke u bazuar në politikat zero tolerancë ndaj korrupsionit, por edhe ndryshimin e qasjes në dialog që kemi qenë dëshmitarë me pa gjatë këtyre kohëve dhe kur bëhet rezymeja e përgjithshme se a jemi të kënaqur me atë që është bërë gjatë këtyre dy viteve? përgjigja është po” tha Abrashi.

Më Shumë

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit