5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Interi do të bëhet me kapiten të ri

Lautaro Martinez ka qenë një element kyç për Interin që nga kthimi nga Kupës e Botës dhe pritet të shpërblehet duke u emëruar kapiten i skuadrës.

25-vjeçari ka shkëlqyer duke shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje të ligës në vitin 2023.

Lautaro gjithashtu ka filluar kohët e fundit të mbajë shiritin e kapitenit pasi ai iu hoq mbrojtësit Milan Skriniar, i cili do të largohet nga qyteti i modës për në Paris Saint-Germain në verë.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Interi nuk ka plane të humbasë Lautaron në të ardhmen e afërt dhe dëshirën ta shpërblejë atë në verë duke u promovuar zyrtarisht si kapiten të klubit, një përzgjedhje me të tillët pajtohen shumë tifozë.

I kontraktuar me “Nerazzurrët” deri në qershor të vitit 2026, Lautaro duket të jetë një emër tjetër me histori të gjatë te Interi, duke pasuar emra të tjerë argjentinas si Javier Zaneti apo Diego Milito.

Që nga ardhja e tij në vitin 2018, sulmuesi argjentinas ka shënuar 90 gola dhe ka dhënë 30 asistime në 213 paraqitje për Interin.

Më Shumë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Media sllovake për ndeshjen pas humbjes: “U shembëm si një shtëpi prej letrash”

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat sllovake, të cilat e kanë pranuar me...

Lajmet e Fundit