Sherri për një vajzë, shqiptari vritet me plumb në kokë në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Mikonos të Greqisë. Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri. Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

Mediat vendase raportojnë se ai u vra nga një 33-vjeçar grek. Shkak është bërë një zënkë që kanë pasur për një vajzë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, pas sherrit, 33-vjeçari grek ka shkuar në shtëpi, ka marrë një armë dhe është kthyer në lokalin ku ndodhej shqiptari. Aty e ka qëlluar me plumb në kokë.

Autori është arrestuar menjëherë nga policia. Ai ndodhet në gjendje të rënduar për shkak edhe të konsumimit të lartë të alkoolit.

 

Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Skylabela-s rreth orës 06:00 të mëngjesit. Policia po heton për të zbuluar rrethanat e plota që fshihen pas vrasjes./tvklan.al

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit