14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Kurti i quan Rugovën, Demaçin e Thaçin personalitete historike: U jam mirënjohës dhe e respektoj kontributin e tyre për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur personalitet historik ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, politikat e së cilit i ka kundërshtuar ashpër gjithnjë kur ka qenë në opozitë.

Në një intervistë për revistën “Shenja”, Kurti është pyetur për të komentuar figurën e Thaçit, atë të veprimtarit Adem Demaçi dhe të ish-presidentit tjetër, Ibrahim Rugova.

“E para, çfarë i bashkon këto tre figura dhe, e dyta, ku mendoni se ata kanë gabuar në procesin e shtetndërtimit të Kosovës?”, ishte pyetja e cila i është parashtruar kreut të ekzekutivit kosovar.

Ai nuk ka pranuar të komentojë apo të bëjë kritika ndaj siç i ka quajtur, personaliteteve historike, pasi me këtë gjë ka thënë se merren historianët.

“Në këtë kohë festimesh e përvjetorësh jubilarë, këto tre figura duhen kujtuar me respekt për kontributet e tyre të cilat kanë qenë sidoqoftë thelbësisht të ndryshme, edhe pse në të njëjtin drejtim: atë të pavarësisë së Kosovës. Pikërisht kjo është gjëja që i bashkon këto tre figura të ndryshme nga njëra-tjetra”, ka deklaruar Kurti.

Ai tutje është shprehur se e ka për detyrë që t’i respektojë dhe t’u jetë mirënjohës secilit për kontributin që ka dhënë për Kosovën.

“Nuk më lejohet mua si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës të komentoj apo të bëj kritika ndaj personaliteteve historike, në kuadër të kontributeve të tyre për Kosovën. Le të merren me këtë gjë historianët. Unë e kam për detyrë t´i respektoj e t´u jem mirënjohës që secili ka dhënë aq sa ka ditur e mundur”, ka thënë Kurti.

Intervistën e plotë e gjeni këtu. /Telegrafi/

Më Shumë

Nis ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, Kurti: Investim mbi 4 milionë euro

Kanë filluar punimet për projektin e rrugës Korishë–Kabash, e kjo u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...

Nderohet vepra e dëshmorit Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies heroike

Është kujtuar sot vepra dhe sakrifica e dëshmorit të kombit, Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares. Homazhet u zhvilluan...

Lajmet e Fundit