“Dua vetëm të ikësh ti”, çifti drejt ndarjes, çfarë ndodhi në dhomën e gjumit?

Luizi dhe Kiara kanë vazhduar përplasjen që kishin.

Ata në dhomën e gjumit kanë filluar që të sqarohen për injorimin që Kiara i ka bërë Luizit gjatë kohës sa ishte i sëmurë.

Kiara e ka refuzuar dhe i ka kërkuar disa herë të largohet prej saj, por kësaj radhë Luizi i vendosur ia ka bërë të qartë.

Ai është shprehur se është e disata herë që kjo i kërkon të largohet dhe këngëtari kurrë nuk e ka bërë.

Sipas tij në momentin kur t’ja kërkoj këtë gjë do t’ja thotë vetëm një herë.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Nuk po e zgjidh dot tani se po me dhemb dhe mua koka

Luizi: Do ndonjë ilaç

Kiara: Nuk dua ilaç, dua vetëm të ikësh ti.

Luizi: E sata herë është që më thua ik moj Kiara? Prej gojës time s’ka dal asnjëherë kjo fjalë por kur të dal ke për ta dëgjuar vetëm një herë.

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Lajmet e Fundit