16.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Qeveria huazon mbi 25 milionë euro nga kompania gjermane për përmirësimin e sistemit energjetik

Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar huazimin e 25.5 milionë euro nga kompania KfW, Frankfurt Am Main, për përmirësimin e sistemit energjetik.

“Kërkohet huazim prej 25.5 milionë euro nga KFW që më pas do të rihuazohet tek KOSST-i për realizimin që ka për qëllim përmirësimin e sistemit energjetik të transmetimit”, tha Kurti në këtë mbledhje.

Kurse ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati u shpreh se përmes kësaj marrëveshje do të përfshihen disa masa të rëndësishme.

“Me anë të kësaj marrëveshje, Qeveria e Kosovës do të marrë hua nga KfW 25.5 milionë euro shumë e cila më pas nënhuazohet tek KOSST-i në mënyrë që këto mjete të përdoren për përmirësimin e sistemit të transmisionit në Kosovë, më specifikisht do të përfshihen masat e rehabilitimit, zgjerimit dhe modernizimit të rrjetit të transmisionit si dhe shërbimet e tjera që janë të nevojshme për ekzekutimin e projektit”, deklaroi Murati.

Gjatë mbledhjes Qeveria e Kosovës, ka emëruar edhe Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes “Infrakos”, me Edona Nahin në krye të tij.

Genc Hundozi, Besarta Zuka e Fitim Raci janë zgjedhur anëtarë nga komisioni vlerësues në mesin e 48 kandidatëve.

Ndërsa janë shtuar edhe sanksione ndaj grupit Wagner, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se masat janë duke u vendosur në bashkërendim të plotë me partnerët kombëtarë.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për ndryshimin e plotësimit të vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave kufizues kundër grupit Wagner, një entitet ushtarak privat i painkorporuar e më bazë në Rusi në zbatim të sanksioneve ndërkombëtare nga ana e Republikës së Kosovës ndaj këtij grupi që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës”, tha Kurti.

Në mbledhje u miratua edhe shqyrtimi i projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Sipas kryeministrit, ky projektligj është një shtresë që mbulon mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe “është themel mbi të cilën do të ngritët inteligjenca ushtarake”.

Kurse, ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, sqaroi se përse është i rëndësishëm një projektligj i tillë.

“Është e nevojshme rregullimi ligjor në fushën e inteligjencës, në mënyrë që ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të përmbush nevojën e tyre”.

Po ashtu, janë emëruar edhe dy anëtarë të komisionit Ad-Hoc të autoritet të konkurrencës.

Kryeministri ka prezantuar emrat para deputetëve dhe ka bërë të ditur se konkursi ka qenë i hapur deri më 17 mars.

“Leonita Shabani Mullarama zëvendëssekretare e përgjithshme, Ministria e Ekonomisë si kryesuese, Fadile Dyla sekretare e përgjithshme, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë anëtare dhe Behar Isma zëvendëssekretar i përgjithshëm nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës po ashtu anëtar”./AP

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Lajmet e Fundit