Mediat serbe e quajnë Xhakën “provokatori shqiptar”

Zvicra do të përballet me Bjellorusinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian, përballje kjo që UEFA vendosi të luhej në Serbi (për shkak të sanksioneve ndaj Bjellorusisë).

Para kësaj sfide, kapiteni i zviceranëve, Granit Xhaka, ka thënë se është është i lumtur që përfaqëson Zvicrën, por krenaria e tij e madhe mbetet se është shqiptar.

“Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është nga Kosova”, ka thënë Xhaka për mediat zvicerane.

Pikërirsht këto deklarata të mesfushorit kosovar kanë nxitur reagime te shumë mediat në Serbi, të cilat e quajnë Xhakën “provokatori shqiptar”.

“Provokatori shqiptar deklaron” Vij nga Kosova dhe gjaku im janë nga e ashtuquajtura Kosovë”, është titulli i mediumit serb “Novosti.rs”.

“Xhaka për ndeshjen me Serbinë: E kisha gati planin”, shkruan mediumi tjetër serb, “Danas”.

Pati edhe reagime të shumta ndaj “shqiptarit gjaknxehtë”, i cili në dokumentarin e shkurtë të kombëtares zvicerane kishte thënë se kishte qëllim që të ishte i qetë në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë, por diçka e keqe i kishte ndodhur dhe e kishte humbur kontrollin.

Kujtojmë që sa i përket kualifikimeve në Kampionatin Evropian, Zvicra dhe Bjellorusia bëjnë pjesë në të njëjtin grup me Kosovën, ndërsa përveç tyre janë edhe Izraeli dhe Andorra.

 Albanian Post 

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit