Totaj: Performanca e Komunës së Prizrenit është në ngritje

 Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në konferencën e sotme të jashtëzakonshme deklaroi se performanca e Komunës së Prizrenit është në ngritje dhe si e tillë do të vazhdoj me punë e shembuj konkret.

“Ka pasur disa shkrime në portale dhe në rrjete sociale nga persona të pa informuar mirë sa i përket grantit të performancës që gjoja Komuna e Prizrenit nuk i ka plotësuar kriteret për këtë grant. Ritheksoj se vlerësimi i fundit i performancës së komunave është bërë për vitin 2021 dhe jo për vitin 2022 apo 2023, ndërsa, ne do të vazhdojmë ta informojmë opinionin publik në kohë reale dhe informacione të rëndësishme” – u shpreh Kryetari Totaj.

Kryetari i Prizrenit tha se lajmet e rreme dezorientojnë popullin, ndërkaq, puna, performanca dhe suksesi do të jetë përgjigjja e ekzekutivit të Komunës së Prizrenit.

Kryetari Totaj, më tej potencoi se Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një raporti e ka vlerësuar me nota të larta Komunën e Prizrenit sa i përket transparencës.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Lajmet e Fundit