0.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Deklarohen të pafajshëm Thaçi dhe të tjerët

Të hënën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, ka filluar gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e të cilët janë deklaruar të pafajshëm.

Pas leximit te aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, të akuzuarit Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u deklaruan te pafajshëm për veprat penale që u vihen barrë, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

“E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”, tha Thaçi.

Tutje, Veseli tha se e kupton aktakuzën e ndryshuar, dhe shprehi pa kënaqësi për vonesën prej 2 viteve nga deklarimi i tij I fundit.

“Po gjithsesi, shpreh pakënaqësinë time për një vonesë të tillë 2 vjeçare, megjithatë ju falënderoj”, tha ai.

Po ashtu, Selimi tha se është i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës.

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës”, tha Selimi.

Ndërkaq, Krasniqi para deklarimit të tij tha se nuk ka lidhje me asnjërën pikë të aktakuzës dhe se nuk ndjehet fajtorë.

“Unë e kam të vështirë që ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar kjo akuzë, unë nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoj prokurorja”, tha Krasniqi.

Ai tutje shtoi se aktakuzën e kupton por nuk pajtohet me të pasi që nuk mban asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza.

“Jam tërësisht i pafajshëm”, ka shtuar Krasniqi.

Ata sërish kanë konfirmuar deklarimin e tyre para gjykatësit paraprak, ku kishte deklaruar se janë të pafajshëm.

Më pas, të njëjtit u informuan me të drejtat që i gëzon në gjykatë në zbatim me kornizën ligjore.

Më Shumë

Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten (12 dhjetor) në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.   Sipas...

Ndalohen fishekzjarrët gjatë festave të fundvitit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike...

Lajmet e Fundit