Ylli i “pop-it” vdes papritur në moshën 25-vjeçare

Ylli i K-pop-it, Moonbin, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij diskografike.

Ai u gjet i pavetëdijshëm nga menaxheri në banesën e tij në Seul të mërkurën mbrëma, tha policia.

“Ai duket se është vetëvrarë, por një autopsi po shqyrtohet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, tha policia.

Moonbin kishte punuar si aktor dhe model përpara se t’i bashkohej grupit popullor të djemve Astro në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare.

Që nga viti 2020, ai kishte performuar me një tjetër anëtar të Astro, Sanha, në një dyshe.

Moonbin & Sanha kishin qenë në mes të një turneu botëror me performancën e tyre të fundit në Bangkok më 8 prill.

Motra e Moobin, Moon Sua është gjithashtu një këngëtare K-pop, pjesë e grupit të vajzave Billie. Vëllezërit e motrat kishin folur më parë në intervista publike për varësinë e tyre nga njëri-tjetri.

Moonbin është ylli i fundit i K-pop-it që ka humbur jetën vitet e fundit.

Koreja e Jugut ka shkallën më të lartë të vetëvrasjeve të të rinjve nga të gjitha vendet e zhvilluara dhe  ndërsa shkalla e përgjithshme e vetëvrasjeve në vend po bie, vdekjet e atyre në të 20-at po rriten.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit