22 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Dy mësimëdhënëse në Prizren konfliktohen fizikisht, njëra përfundon në spital

Institucionet arsimore supozohet të jenë vendet më të sigurta si për fëmijët që vijojnë mësimet, ashtu edhe për punojësit.Mosmarrëveshjet për çështje të ndryshme zakonisht zgjidhen me dialog, por kështu nuk ndodhi edhe në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy mësimdhënëse të kësaj shkolle janë përfshirë në një konflikt fizik, me ç’rast njëra nga to ka përfunduar në spital.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mesditën e djeshme në zyrën e drejtorit të shkolles, ku pas një konflikti verbal, njëra arsimtare dyshohet ta ketë shtyrë kolegen e saj duke e rrëzuar në tokë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Si pasojë e kësaj, 38-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e personave të përfshirë në rast, përfshirë edhe drejtorit të shkollës, i cili u intervistua në cilësinë e dëshmitarit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i lehtë trupor’.

=================================================

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Më Shumë

P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita. Skuadra prizrenase u ndal në hapin...

Dhunë në familje në Malishevë, e reja denoncon vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Llashkadrenoc të Malishevës, ku një 23-vjeçare ka denoncuar se është dhunuar fizikisht dhe psikikisht...

Lajmet e Fundit