8.4 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Policia shkon për të intervenuar në një rast të vjedhjes në Malishevë, njëri nga të dyshuarit gjuan me armë në drejtim të tyre

Policia e Kosovës (PK) njofton se derisa njësitet policore ishin duke intervenuar në një rast të vjedhjes së rëndë, kanë hasur në tre persona, ku njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, e që edhe këta të fundi iu janë kundërpërgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 20:53 në fshatin Mirushë të Malishevës.

“Njësitë policore janë përgjigjur thirrjes për një rast vjedhje e rëndë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të personave të dyshuar kanë takuar tre persona ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metra ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, po ashtu edhe zyrtarët policorë i janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre”, thuhet në njoftim.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe vazhdon të jetë nën hetime

Më Shumë

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Apeli lë në paraburgim 8 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtjes dhe ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin është caktuar masa e...

Lajmet e Fundit