Busquets: Kam marrë vendimin për të ardhmen time

Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets thotë se ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij dhe së shpejti do ta informojë klubin.

Busquets, 34 vjeç, bëhet agjent i lirë këtë verë dhe ka një ofertë për të vazhduar te Barcelona edhe për një vit, me një vit të dytë opsional në varësi të ndeshjeve të luajtura.

I pyetur nëse kishte marrë një vendim për të ardhmen e tij, mesfushori tha: “Pak a shumë. Tani kemi disa ditë pushim dhe kur të kthehem do t’i tregoj trajnerit për vendimin tim”.

Është raportuar interesim për Busquets nga skuadra e MLS, Inter Miami dhe klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr.

Ish-reprezentuesi spanjoll, i cili ka bërë mbi 700 paraqitje për Barcelonën, u tërhoq nga detyra ndërkombëtare pas Kupës së Botës 2022 në Katar.

Më Shumë

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit