10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ngrihet aktakuzë për përmbaruesen në Suharekë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës S.K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

E dyshuara, në periudhën kohore prej datës 27 dhjetor 2919 e në vazhdim, në Suharekë, në cilësinë e personit zyrtar – përmbaruese private për territorin e Gjykatën në Prizren, ka tejkaluar kompetencat e saj, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër, e në të njëkohësisht i shkakton dëm të dëmtuarve.

Sipas njoftimit, e dyshuara S.K., nuk i ka njoftuar të dëmtuarit E.M., dhe N.M., asnjëherë për lëshimin e urdhrit përmbarimor atakues për pagimin e shumës kreditore prej 4 mijë e 498.6 euro, dhe merr konkluzion ku më datë 04.11.2021, për caktimin e seancës së parë të ankandit publik për shitjen e parcelës, ku sipas gjykatës, me këtë tenton t’i dëmtojë të dëmtuarit e njëkohësisht duke pasur qëllim që avokates S.S., t’i sjell përftim të kundërligjshëm pasuror në vlerë 4 mijë e 498.5 euro

“Për të gjitha këto veprime të ndërmarra nga e pandehura, të dëmtuarit kuptojnë me datë 30.03.2022 me rastin e nxjerrjes së listës poseduese në ZKK të Komunës së Prizrenit”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Lajmet e Fundit