23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

“Nuk do të blejmë lojtarë të mbivlerësuar”, Klopp zbulon strategjinë e Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se është i gatshëm të punojë edhe një “listë B” për tregun e transferimeve të kësaj vere, pasi nuk dëshiron t’i blejë lojtarët që ju kanë vendosur çmim shumë të lartë.

Klopp e pranon se ata do të ndryshojnë objektivat nëse çmimet zbulohen se janë shumë të fryra nga ekipet.

“Ne nuk mund ta blejmë lojtarin atëherë. Nëse ata janë të mbivlerësuar, ne nuk mund ta bëjmë. Do të sjellim lojtarë. Jam shumë i sigurt se do të sjellim lojtarët që duam dhe ata që do të na ndihmojnë. Unë jam shumë i sigurt për këtë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Asnjëherë nuk e dini 100 për qind derisa të nënshkruhen, por kjo nuk është e re që disa klube mund të përpiqen të rrisin çmimet”.

“Më lejoni ta them kështu: ju identifikoni një pozicion dhe nuk keni vetëm një opsion për pozicionin. Kjo do të thotë se ata duhet të jenë të gjithë të mirë, për të qenë i sinqertë shumë të mirë, ju mund të keni një të preferuar”.

“Por nëse klubi tjetër nuk dëshiron të shesë ose dikush tjetër do të paguajë çmimin, ne nuk mund të shkojmë me të, por zakonisht kemi marrë lojtarët që donim”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Më Shumë

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Lajmet e Fundit