12.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Prizren/ Do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim për të akuzuarin se kundërligjshëm botoi veprat e autorit Rexhep Hoxha

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten, për shkak mungesës së të akuzuarit Berat Abdullahi, ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar, në rastin ku i njëjti po akuzohet se nga viti 2013 pa autorizim ka botuar veprat “Verorja, Lulëzo Vendi im, Lugjet e Verdha, Picimuli, Pipireku” të autorit Rexhep Hoxha.

Gjykatësi i rastit, Refki Piraj tha se i akuzuari Abdullahi ishte ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën e tij nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, Piraj tha se me ftesë të rregullt janë ftuar edhe të dëmtuarit Ilir dhe Luan Hoxha, mirëpo të njëjtit mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar.

Prezentë në seancë ishte i dëmtuarit Shpend Hoxha i cili tha se të dëmtuarit Hoxha janë vëllezërit e tij dhe se të njëjtit do t’i përfaqësoj sipas autorizmit.

Mungesa e kushteve ligjore ka bërë që kjo seancë të shtyhet, e radhës është caktuar të mbahet më 12 qershor 2023.

Gjykatësi Piraj tha se për të akuzuarin Abdullahi do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 16 shtator 2022, e ngarkon të akuzuarin Berat Abdullahi, se nga 18 prilli 2013 në vazhdimësi, pa autorizim përdor punën e mbrojtur me të drejtat e autorit, punën e të dëmtuarit, tani të ndjerit Rexhep Hoxha, të cilin e përfaqësojnë trashëgimtarët e tij Ilir Hoxha, Luan Hoxha dhe Shpend Hoxha.

Sipas aktakuzës, më 22 shtator 2011, i ndjeri Hoxha kishte lidhur kontratë me të pandehurin për botimin e veprave të tij “Verorja, Lulëzo Vendi im, Lugjet e Verdha, Picimuli, Pipireku”, dhe pas vdekjes së tij, trashëgimtari Shpend Hoxha me të pandehurin më 9 mars 2013 lidhin kontratë të re, mirëpo më 18 prill 2013, i dëmtuari Shpend Hoxha e anulon kontratën e cekur të datës 9 marsit 2013 për botimin e veprave të autorit Rexhep Hoxha.

Tutje, në aktin akuzues thuhet se i pandehuri, edhe përkundër shkëputjes së marrëveshjes vazhdon me botimin dhe shitjen në librari të ndryshme veprat e cekura të autorit Rexhep Hoxha, duke cenuar të drejtat e autorit, me të cilat veprime iu shkakton dëm material trashëgimtarëve ligjor të të drejtave autoriale.

Për këto veprime, Abdullahi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave të autorit” nga neni 296 par. 5 lidhur me nenin 81 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr. 04/L-082, e dënueshme deri në tre vite burgim. /BetimipërDrejtësi

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Artistët bëhen bashkë për Gazën, koncert humanitar në Wembly

Një aktivitet i madh humanitar për mbledhje fondesh do të zhvillohet në Wembley të Londrës. Eventi është cilësuar si “një takim artistësh, muzikantësh dhe njerëzish...

Zhbllokohet kanalizimi në banesat sociale në Petrovë të Prizrenit

Pas raportimit të problemit me kanalizimin në njërën nga ndërtesat e banimit social në Petrovë të Prizrenit, dhe pas shqetësimeve të shprehura nga banorët...

Lajmet e Fundit