Nagavci paralajmëron ndërtimin e çerdheve në katër qytete, jep detaje për ndarjen e 70 bursave

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë në proces të ndërtimit të katër çerdheve të reja në Prizren, Mamushë, Deçan e Milloshevë, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën javore, Nagavci ka thënë se krahas hapjes së tenderit për këto çerdhe, gjithashtu ka dhënë detaje për ndarjen e 70 bursave.

“Aktualisht i kemi të hapur tenderin për ndërtimin e katër çerdheve në Deçan, Prizren, Mamushë dhe Milloshevë dhe ftoj kompanitë që të ofertojnë për këto projekte. Si Ministri jemi të përkushtuar për ofrimin e kushteve më të mira për fëmijët”.

“Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për 1 vit shkollor, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike. Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat”, tha Nagavci.

“Bursat për drejtimet deficitare, janë; Zhvillues i aplikacioneve softuerike, Instalues elektrik, Veterinë, Mekatronikë, Asistent i turizmit dhe udhëtimeve, Përpunimi i drurit/zdrukthtar, Hortikulturë. Ndërsa në bursat për vajza në drejtimet teknike, Metalpunues, Instalues elektrik, Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit, Automekanik, Teknologjia e reciklimit, Teknik i sistemeve të TIK-ut”.

“Pakon ligjore për përmirësimin e cilësisë në arsim, që ka të bëjë me zhvillimin e mësimdhënësve. Ftoj mësimdhënësit dhe drejtorët që t’i dorëzojnë komentet që do të jenë të hapura deri më 7 qershor”, tha tutje Nagavci.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit