5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Haradinaj: Alarm përjashtimi i Kosovës nga “Defender 2023″

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën e fundit pas vendosjes së sanksioneve për Kosovën nga ShBA-të.

Haradinaj ka thënë se përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-së “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale, deklaron Haradinaj në Facebook.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys. Ata për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet mbrapa. Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike?”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti po tenton t’i rrëzojë miqësitë dhe aleancat për të cilat janë investuar dekada për t’i krijuar.

“Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë”.

“Populli i Kosovës që është populli më properëndimor i kontinentit, do të dijë t’i ruajë miqtë dhe orientimin e vet. Është i vogël Albin Kurti t’ia ndërrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kurti e ka vetëm një shans në jetën e tij që t’ia bëjë një të mirë Kosovës.

“Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t’ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot!”, ka përfunduar Haradinaj.

Më Shumë

Aulona Muhadri shpallet basketbollistja më e mirë e vitit 2024

Aulona Muhadri u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë e vitit 2024' në ceremoninë Laureatët 2024, për performancën e saj të shkëlqyer me...

192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka

Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues...

Lajmet e Fundit