Zbulohet arsyeja e vdekjes së atletes amerikane: Komplikime gjatë shtatzënisë

Ish-kampionia e botës në 100 metra, Tori Bowie vdiq nga komplikimet gjatë shtatzënisë, raportojnë mediat amerikane.

Amerikania, e cili fitoi medalje ari, argjendi dhe bronzi në Lojërat e Rios në 2016 dhe u kurorëzua kampione bote një vit më vonë. Ajo vdiq më 3 maj në moshën 32-vjeçare.

Një raport i autopsisë nga Zyra e Ekzaminimit Mjekësor e marrë nga “USA TODAY Sports” tha se Bowie ishte afërsisht tetë muajshe shtatzënë dhe po përjetonte lindje kur vdiq.

Komplikimet e mundshme përfshinin shqetësimin e frymëmarrjes dhe eklampsia, një gjendje e rrallë që mund të shkaktojë kriza.

Ekzaminuesi mjekësor vendosi se vdekja e Bowie ishte “natyrale”.

Agjentja e Bowie, Kimberly Holland tha për “CBS News” se lajmi do t’i jepte fund spekulimeve “të lëndueshme” për shkakun e vdekjes.

“Për fat të keq kaq shumë njerëz, duke përfshirë mediat, po bëjnë spekulime se ajo i bëri diçka vetes, gjë që është shumë e dëmshme”, tha ajo. “Pra, me shpresë, tani duke ditur të vërtetën, do të ketë shumë falje”.

 

Albanian Post

Më Shumë

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit