Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin Drin i Bardhë të Prizrenit

Sot rreth orës 15:40 është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në lumin Drin i Bardhë  në fshatin Krajk të Prizrenit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Vesel Gashi.

“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatë se në lumin Drin në fshatin Krajk, dyshohet se është gjetur një trup i pajetë. Patrulla policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lum është gjetur një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë”.

Tutje, në njoftimin e Veselit bëhet e ditur se kufoma është gjetur nga peshkatarët që kanë qenë aty duke peshkuar.

“Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bërë identifikimi i kufomës ende”, ka shtuar ai.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Lajmet e Fundit