Kurti para mërgimtarëve: Kosova po shënon progres demokratik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë për nder të Ditës së Diasporës ka organizuar pritje të veçantë për mërgimtarët në ambientet e “Ballkonit të Hapur të Qeverisë”.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti njoftoi mërgimtarët e pranishëm mbi progresin e dukshëm demokratik e ekonomik të Kosovës të evidentuar nga të gjitha raportet ndërkombëtare kredibile, duke përmendur kështu rritjen mesatare ekonomike, rritjen e të hyrave tatimore, eksportet e investimet e huaja direkte, njëkohësisht, rritjen e vendeve të punës, miratimin e ligjit për pagën minimale e, së fundmi, edhe ligjin për njohjen e kontributeve të punëtoreve të viteve ‘90-ta, që kryeministri i cilësoi hapa të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës.

Paralelisht me këto progrese, kryeministri Kurti  veçoi se edhe mërgata jonë ka evoluuar dukshëm, vit pas viti, duke e zgjeruar përfaqësimin tonë kombëtar.

“Atë sot e gjejmë në format më të suksesshme në art, në kulturë, në sport, financa, e tash së fundmi edhe përfaqësim politik në shtetet e tyre, nga niveli komunal e deri te ai qendror. Disa prej tyre janë këtu në mesin tonë sonte”, shtoi kryeministri

Tutje, ai i prezantoi mërgimtarët edhe me programin për diplomaci publike “Citizen Diplomacy Fellowship”, që ka për qëllim ndërlidhjen me vendin e origjinës përmes angazhimit profesional, si dhe lansimin e platformës “Shijo Kosovën”, përmes së cilës mërgatës, sidomos gjeneratave të reja, u mundësohet njohja e vendit me anë të aktiviteteve kulturore, sportive e natyrore.

Gjithashtu, kryeministri foli për  lehtësimin e procesit së votimit në pjesëmarrjen e mërgimtarëve, derisa në kuadër të investimeve, kryeministri tha se po themelohet ‘Fondi Sovran’, përmes të cilit bashkatdhetarët tanë mund të bëhen aksionarë në ekonominë e vendit.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Lajmet e Fundit