-4 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

“Të këqijat e mia i mora me vete!”- Ekzekutimi me varje në litar, ja fjalët e fundit të poetit Havzi Nela

Nga Kastriot Dervishi

35 vjet më parë, regjimi komunist, pas procesit gjyqësor, vari poetin Havzi Nela. Më 9 gusht 1988 ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, nxori urdhrin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, me varje në litar të Havzi Nelës, më 10 gusht ora 3.30.

Ky urdhër mbërrin në Degën e Punëve të Brendshme Kukës. Ekzekutimi u bë publik te sheshi i agjencisë së udhëtarëve në Kukës. Kufoma qëndroi ashtu për të ngjallur frikë.

Në fjalën e fundit, Havzi Nela tha: “I dënuari në fjalët e tij të fundit tha: “I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me vete. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër këmbë. Kam 910 lekë dhe kërkoj që këto t’i jepen të afërmve të mi (nënës)”.

Dega e Punëve të Brendshme informonte sekretarin e parë të Komitetit të Partisë së Punës në Kukës, Miti Nito, se varja e Havzi Nelës kishte ndikuar në rritjen e vigjilencës ndaj “elementit armik”, por të dhënat thoshin se veprimi nuk ishte miratuar nga populli në mënyrën që ata prisnin.

Disa nga komentet e popullit ishin:

 

 

-Kjo është një vdekje burrërore. Po i bëjnë roje nderi si me qenë Enveri.

-Për fat të keq, ditën që është varur Havzi Nela isha në Kukës. Ky veprim është sa për t’i futur popullit”.

-Shteti nuk është mirë me popullin, sepse po sillet shumë keq. E keqja më e madhe u pa në publik, varja e shpëtuar e Havzi Nelës.

Kjo ishte një gjë shumë e keqe. Ky ishte një veprim për t’i futur frikën popullit. Më mirë ta kishin pushkatuar, mos ta shikonte kush.

Më Shumë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare të Vërmicës, i futi 500 lekë ryshfet në dokumente

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi dyshohet se kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor gjatë dhënies së...

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Lajmet e Fundit