35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Çeku për DokuFest: Për 22 vite, i solli miliona euro përfitime Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se festivali i filmit “DokuFest” i ka sjellur miliona euro dobi ekonomike qytetit të Prizrenit.

“Në këto 22 vite po flasim për miliona euro dobi ekonomike për qytetin e Prizrenit dhe jo vetëm, po flasim për një promovim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për shtetin e Kosovës, për rininë tonë, për potencialin tonë”, ka thënë ministri Çeku, transmeton Gazeta10.

Ministri Çeku ka thënë se ky festival është një nga veçantitë me të cilat pasqyrohet Kosova e pasluftës.

“DokuFest-i është një nga veqantitë me të cilat tregohet Kosova e pasluftës në kuptimin e zhvillimit kulturor, por jo vetëm në aspektin kulturor. E dua shumë, kam qenë aty prej  fillimit, kam qenë edhe pjesë përbërëse e atij organizimi”, ka thënë tutje Çeku.

Ministri Çeku është shprehur se festivali “DokuFest”, “është një punë intensive, 22 vite”.

“Janë 22 vite punë e përditshme, festivali zgjatë shtatë, tetë ndoshta edhe nëntë ditë por punohet 10 muaj për të arritur atë rezultat. Është një punë intensive, 22 vite. Për 22 vite janë shumë të rinj e të reja që kanë bërë punë vullnetare, kanë fituar shkathtësi jetësore, ka fëmijë që kanë fituar shkakthësi të reja sepse “DokuFest”-i punon shumë me të rinjtë dhe fëmijët. I përgatitë për jetën, tregun e punës. Janë mijëra filma më të mire në botë që kemi pasur mundësi me i pa në ekranain e madh në Prizren, në plotë kinema që i ka sot qyteti e para 22 vite nuk e kishte asnjë. “DokuFest”-i ka nisur si një protestë për faktin që qyteti nuk ka pasur asnjë kinema funksionale”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në një fermë në Landovicë të Prizrenit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë shpërthimit të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”. Përmes njoftimit bëhet...

Lajmet e Fundit