Manchester City fiton Superkupën e Evropës

Futbolli evropian ka dhënë të mërkurën trofeun e parë të sezonit të tij të ri, atë të Superkupës së Evropës.

Dueli tradicional midis fitueses së Ligës së Kampioneve dhe asaj të Ligës së Evropës, i cili shërben për të ngritur zyrtarisht sezonin e ri të futbollit të klubeve të kontinentit, ka parë të fituesen e Ligës së Kampioneve, Manhester City, dhe atë të Ligës së Evropës, Sevilla, të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje që ka zbritur në fushën e blertë të stadiumit “Jorgo Karaiskaqis” të Athinës më të mirët e kontinentit të vjetër. Ndonëse pjesa e parë është mbizotëruar, sikundër edhe pritej, nga skuadra e trajnerit Pep Guardiola, janë spanjollët që kalojnë të parët në epërsi falë një goditjeje me kokë pas një kërcim karakteristik nga En-Nesiri.

20 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe ato 3 shtesë kanë parë Manchester City të përpiqet dhe ta rrezikojë portën e Bounou-t, por herë për meritë të gardianit maroken të katërkëndorit spanjoll dhe herë për mungesë finalizimi të anglezëve, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të Sevilla-s. Ajo e dyta ka parë Manchester City ta gjejë golin në minutën e 63-të, me anë të Palmerit.

27 minutat e mbetura të kohës së rregullt dhe ato 4 shtesë nuk kanë prodhuar gol, duke bërë që gjithçka t’ju drejtohet, sipas rregullores së këtij sezoni, goditjeve nga pika e bardhë, atje ku anglezët kanë ruajtur gjakftohtësinë, duke fituar me shifrat 5-4 dhe duke bërë të tyrin trofeun e Superkupës së Evropës

Më Shumë

Në Spitalin e Prizrenit nis Skriningu Neonatal për zbulimin e hershëm të sëmundjeve tek foshnjat

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka filluar zbatimi i Skriningut Neonatal, një program që mundëson zbulimin e hershëm të...

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Lajmet e Fundit