Sainz: Ka vetëm një mënyrë që Ferrari të fitojë një garë këtë sezon

Piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, shpreson që këtë sezon “kokëkuqja” të fitojë të paktën një garë në botërorin e Formula 1. Madje objektivi është triumfi këtë fundjavë në garën e Monza, në Itali, në shtëpinë e Ferrari.

“E di që mediat e konsiderojnë si të pamundur që ne të fitojmë një garë. E di që shanset janë të vogla përballë Red Bull, por askush nuk është i përkryer. E di që në një moment të sezonit, Red Bull do të bëjë një gabim. Unë do të përballem çdo fundjavë në garë duke menduar që te jem në vendin e duhur për të përfituar nga ai gabim”, tha Sainz.

“Mentaliteti im është ky, që të jem i pranishëm kur të më jepet mundësia. Edhe në vitet kur dominonte Ferrari, Red Bull apo Mercedes, ka qenë gjithnjë një garë ku mund të bëje diferencën  apo mund të ndodhte diçka. Në të kundërt, jam i motivuar për të luftuar për të kapur podiumin”, u shpreh Carlos Sainz.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit