Kurti: Synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë për shumë familje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë thirrje për aplikim në subvencionimin e Qeverisë për pajisje shtëpiake efiçiente. I pari i ekzekutivit ka thënë se synojnë shtimin e familjeve që i përdorin këto pajisje.

Ai ka shkruar se gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kanë subvencionuar afro 10 mijë familje.

“Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit