Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, 2 persona të lënduar

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, 2 persona të lënduar

Dy persona kanë marr lëndime trupore pas përfshirjes së dy makinave në një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar.

“Policia rreth orës 18:25 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë km i 27. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është duke e trajtuar këtë aksident duke bërë vend-shiqimin dhe duke u marrë me procedurat për të kompletuar rastin”- ka bërë të ditur Krasniqi./kallxo.com/

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Lajmet e Fundit