Ylli rrezikon të mbetet pa sponsorin kryesor për shkak të dhunës në Superkupë

Dhuna e shfaqur në turneun e Superkupës së Kosovës në basketboll rrezikon të ketë pasoja të mëdha për nikoqirin, Golden Eagle Ylli.

Shaqir Palushi, që është pronar i “Golden Eagle” ka shkruar të hënën se do të shqyrtoj investimet në sport e basketboll. Golden Eagle është sponsori kryesor i Golden Eagle Yllit. Kompania e Palushit ka dhjetë vjet që sponsorizon në sportin kosovar.

“Në fundjavën që lamë pas në Suharekë është zhvilluar Superkupa e Kosovës në basketboll. Ngjarjet që kanë ndodhur në palestër dhe jashtë saj gjatë komplet organizimit i kanë lënë shije të keqe organizatorëve dhe vetë trofeut. Ne si kompani e ndiejmë të nevojshme të reagojmë. Duke i parë nga afër zhvillimet e fundit jemi të detyruar të shqyrtojmë investimet tona në sport e basketboll. Shpresojmë dhe bëjmë thirrje që skenat e dhunës të marrin fund e kurrsesi të mos përsëriten sepse po i druhemi më të keqes e që urojmë të mos ndodhë kurrë. I bëjmë thirrjeve institucioneve përgjegjëse të marrin veprimet e duhura për parandalim të dhunës”, ka shkruar Palushi në një postim në rrjetet sociale, postim që e ka shpërndarë edhe Ylli i Suharekës.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit