Konfiskohen 30 automjete të pa-zhdoganuara

Njësitë Antikontrabandë të Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara.

Si rezultat të këtyre kontrolleve, janë zbuluar dhe sekuestruar 30 automjete të pa-zhdoganuara.

 

Dogana e Kosovës, njofton se gjatë një operacioni janë kryer kontrolle në tre lokacione të ndryshme, me pika thelbësore në Xërxe-Rahovec dhe dy në Carallukë-Malishevë.

“Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara. Si rezultat të këtyre kontrolleve, janë zbuluar dhe sekuestruar 30 automjete të pa-zhdoganuara, si dhe pjesë të automjeteve të paligjshme në këto tri lokacione.  Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës thotë se ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit