12.8 C
Prizren
E enjte, 31 Tetor, 2024

Drashkoviç: Të rënët në Banjë janë terroristët e Vuçiç-it, por dëshmorët e serbëve

Vuk Drashkoviç, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë mendon se tre serbët e vrarë më Banjë të Zveçanit më 24 shtator janë “terroristë” edhe “dëshmorë”.

“Serbët e vrarë në Kosovë janë edhe terrorist edhe dëshmor. Ata i shtynë të jenë terrorist, por në fakt janë viktima të atyre që i shtynë në këtë aksion të çmendur. Rezultati është humbja e jetës së tyre”, tha Drashkoviç.

Por, ish-kryediplomati serb e pranon se sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku ka qenë sulm terrorist.

“Nëse ke një formacion të armatosur me uniforma dhe armë të rënda për të pushtuar territorin e një shteti tjetër. E gjithë bota e qytetëruar thotë se ka qenë sulm terrorist”, tha ai për mediumin boshnjak federalna.ba

Drashkoviç ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, derisa ka shtuar se është e nevojshme që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

“Të gjitha institucionet ishin në duart e serbëve dhe pastaj erdhi një urdhër nga diku në Beograd. Papritmas veriu i Kosovës u gjend në një situatë ku nuk kishte polic dhe gjyqtar dhe shqiptarët hynë në veri. Nuk e di se cila ishte ideja e kësaj lëvizjeje të paarsyeshme që serbët të tërhiqen nga institucionet e Kosovës. Unë jam i dëshpëruar për atë vendim”, theksoi Drashkoviç.

Por, ai ka ngritur alarmin se tensionet nga Kosova mund të barten edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Kam frikë se tani kjo atmosferë mund të përhapet në Bosnje dhe Hercegovinë. Më ngushëllon fakti se çdo plumb i parë i qëlluar në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës, sipas Marrëveshjes së Dejtonit, do të mobilizonte 20 mijë ushtarë të NATO-s dhe do të përfundonte shpejt”, ka potencuar Drashkoviç. Albanian Post

Më Shumë

Suhareka udhëton drejt Klinës për rezultat pozitiv

Sot, xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll, do të vazhdoj me dy ndeshje tjera. Në Klinë, skuadra e Dukagjinit e pret Suharekën...

Takim kundër bullizmit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj - Gutaj, morën pjesë sot në një takim të...

Lajmet e Fundit