Proton Cable Prizreni ia shkakton humbjen e tretë Vëllaznimit

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitoren e parë, njëkohësisht duke ia shkaktuar humbjen e tretë Vëllaznimit këtë edicion.

Prizrenasit fituan 76:78 (19:21, 20:28, 28:13, 9:16) në javën e tretë të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, por në fund prizrenasit me tri pikë radhazi e fituan këtë pjesë 19:21.

Edhe periudha e dytë ishte e barabartë deri në fund, kur një seri e mysafirëve bëri që të shkojnë në pushim me shifrat 39:49.

Vendasit dalëngadalë shkrin epërsinë e mysafirëve dhe në pesë minutat e fundit të periodës së tretë, hyjnë në një seri të suksesshme të inspiruar nga Ardit Pepaj dhe bëjnë rikthimin e madh, ku shifrat pas 30 minutash ishin 67:62.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë dramatike deri në fund, madje fituesi nuk është ditur deri në çastet e fundit, ku edhe pse të dy skuadrat kishin mundësi për fitore, ishte Deni Sills që me dy pikë nga gjuajtjet e lira vendosi fituesin e ndeshjes për rezultatin përfundimtar 76:78.

Ai e mbylli ndeshjen me 22 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa u ndihmua nga Isaiah Kellyme 19 pikë e tetë kërcime, Urim Zenelaj me nëntë pikë e 11 asistime dhe Musab Mala me 13 pikë e gjashtë asistime, kurse te vendasit u dalluan Samuel Sessoms me 23 pikë, katër kërcime e katër asistime, Jordan Dallas me 11 pikë e 11 kërcime dhe Ardit Pepaj me 16 pikë e katër kërcime.

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit