Eris Sallauka debuton në ndeshje zyrtare në karate, zë vendin e dytë në turneun ndërkombëtar “Struga Open 2023”

Në Strugë të Maqedonisë së Veriut sot është mbajtur turneu ndërkombëtar i karatesë “Struga Open 2023”.

Në këtë turne ndërkombëtar kanë marrë pjesë karateist nga shtete të ndryshme të botës, duke i përfshirë edhe ata nga Kosova.

Eris Sallauka, është karateist i klubit “Komandant Drini” nga Prizreni i cili ka debutuar në këtë turne në kategorinë U-10. Sallauka është përcjellur nga fillimi nga trajneri i mirënjohur dhe shumë i suksesshëm, Muhamet Kolgeci.

Me dy fitore bindëse dhe një barazim me kampionin e Kosovës në finale pas vlerësimit të referëve, Erisi ka zënë vendin e dytë në kategorinë e tij në këtë turne ndërkombëtar, duke dhënë sinjale se kemi të bëjmë me një super talent në sportin e karatesë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Për rrugëtimin e Sallaukës, mirënjohja direkte i shkon trajnerit Kolgeci, për profesionalizmin e lartë të treguar me talentët si dhe për zbulimin e tyre për ti quar drejtë sukseseve.

Prizreni dhe Kosova me të drejtë mund të mburren me të arriturat e Sallaukës në këtë turne ndërkombëtar, duke e bërë edhe më madhështorë debutimin me dy fitore vërtetë bindëse dhe një barazim me kampionin aktual të Kosovës në kategorinë e tij.

Në këtë turne padyshim që kanë shkëlqyer edhe Erlin Bytyqi, Aulon Nuredini dhe Adriana Prenaj, të cilët kanë fituar vendin e parë në kategoritë e tyre, teksa Kenza Kelmendi dhe Lum Kiseri kanë zënë vendin e dytë në kategoritë e tyre, dhe Nina Sallauka e Fron Shalqini kanë zënë vendin e tretë poashtu në kategoritë e tyre./04 Online

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit