6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Mposhtet Bashkimi

Istogu ka regjistruar fitoren e parë në elitë. Istogasit në Prizren ia kanë shkaktuar humbjen e parë këtë edicion Bashkimit me rezultat 83:77 (15:19, 21:20, 22:16, 25:22).

Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së tretë të Prince Caffe Superligës.

Pas një fillimi të barabartë prej 9:9, prizrenasit shkëputen në 9:18, megjithatë istogasit afrohen dhe çereku i parë përfundon 15:19. Prizrenasit shkëputen në periudhën e dytë, 20:31, por istogasit sërish afrohen dhe pjesa e parë përfundon 36:39.

Por, istogasit nuk ndalen dhe në periodën e tretë përmbysin rezultatin në 56:49, kurse kësaj radhe prizrenasit afrojnë rezultatin në 59:56, sa ishin shifrat pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, por sidoqoftë, skuadra nga Istogu arriti të menaxhojë mirë epërsinë e krijuar dhe fitoi 83:77.

Për Istogun kjo ishte fitorja e parë në elitë, derisa numëron edhe dy humbje, kurse kjo ishte humbja e parë për Bashkimin pas dy fitoreve radhazi.

Te Istogu u dalluan Arian Azemi me 15 pikë, gjashtë kërcime e 11 asistime, Kahlon Whitley me 27 pikë dhe Matthew Lang me 23 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 16 pikë e 12 kërcime, Jeremy Harris me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Grant Lozoya me 21 pikë./Telegrafi/

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë për vdekjen e Rexhep Qosjes

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjës, dita e nesërme është shpallur si ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Kështu ka...

Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës shkëlqen në Prizren

Të shtunën, më 18 prill 2026, në Autostrada Hangar, Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, u paraqit me një...

Lajmet e Fundit