9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy vëllezërit nga Kosova

Dy persona humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u lënduan si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmë në Tunelin e Kalimashit. Dy vëllezërit, Sadik dhe Nesret Osmani, që vdiqën tragjikisht janë nga komuna e Gjilanit.

Ndërkohë Policia shqiptare ka arrestuar shoferin që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

“Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” dhe autobotin tip “MAN””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i policisë:

DVP Kukës

Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditën e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” dhe autobotin tip “MAN”.

Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, dhe pasagjeri në këtë automjet, të dy banues në Kosovë. Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, pasagjerja në këtë automjet dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”.

Më Shumë

Drejtoria e Urbanizmit në Suharekë diskuton plane hapësinore me GIZ-in

Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mjedisit ka mbajtur sot një takim pune me përfaqësues të GIZ-it, me fokus të veçantë në zbatimin efektiv të...

Suhareka prezanton pesë përforcime të reja

FC Suhareka ka nisur me intensitet përgatitjet për sezonin e ri, duke zyrtarizuar afrimin e pesë futbollistëve që pritet të jenë pjesë e rëndësishme...

Lajmet e Fundit