19 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Tahiri i AAK-së, deputetëve: Nesër të gjithë ta votojmë rezolutën e Aleancës për rritjen e pagave

Me ftesë të grupit parlamentar të AAK-së, nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të debatojnë në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se është momenti i fundit që të gjithë deputetët të mbështesin rezolutën për rritjen e pagave.

“Është momenti i fundit që gjithë deputetët, pozitë e opozitë, me votën e tyre t’i japin mbështetje rezolutës së Aleancës për rritjen e pagave! Varfëria ka emër dhe adresë. Nga muaji në muaj qytetarët tanë po shohin se si artikujve bazik iu luajnë çmimet për 10%, 20% apo 50%. Për jetën e qytetarëve tanë, kjo nënkupton ulje e menjëhershme e konsumit dhe e standardit të tyre jetësor. Për shumicën kjo gjeneron presion maksimal”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se në seancën e nesërme do të kërkohet që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit në minimum 129 Euro.

“Kjo është thyerje dhe zhgënjim. Janë shumë familje që nuk arrijnë as të mbyllin muajin. Të tjerët detyrohen t’i kufizojnë shërbimet për fëmijët e tyre. Të moshuarit varen edhe më shumë nga përkrahja familjare e sociale. Prindërit nuk ia arrijnë t’ia dalin dhe as ta balancojnë nevojën për më shumë angazhim për pak më shumë të hyra, me nevojën për më shumë përkushtim ndaj jetës familjare. Të rinjtë ikin duke mos parë perspektivë zhvillimi dhe standardi për ta.

Në debatin parlamentar të ftuar nga ne, do të propozojmë që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit në minimum 129 Euro”, është shprehur Tahiri.

Më Shumë

Ballkani me një lojtar më pak, ia merr tre pikë Gjilanit

Ballkani e ka fituar derbin e sotëm ndaj Gjilanit me rezultat minimal në xhiron e 29-të të Superligës. Sulmuesi i cili po kalon formë të...

Rasim Demiri jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në Prizren për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës

Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Rasim Demiri ka dhënë dorëheqje nga ky funksion. Këtë vendim, ai e ka marrë...

Lajmet e Fundit