31.6 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Naime Beqiraj dhe Alketa Gashi Fazliu fituese të çmimit të artë ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” në Greqi

Poetja kosovare Naime Beqiraj dhe publicistja e gazetarja Alketa Gashi Fazliu janë nderuar mbrëmë në Greqi me medaljen e artë “Aleksandri i madh” , me të cilen nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letërsisë, politikës, arteve dhe sportit. Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.

Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore u mbajt në ishullin historik të Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

E nderuar për marrjen e këtij çmimi është shprehur edhe shkrimtarja Naime Beqiraj e cila përmes një statusi në facebook është shprehur se këtë çmim ua dedikon profesorëve të saj të letërsisë e veçanërisht mësuesve të poezisë.

“Çmimi letrar dhe medalja ‘Aleksandri i madh’ që mu nda sonte solemnisht në një ambient mbresëlënës në ishullin Salamina të Greqisë, në mesin e një numri krijuesve nga mbarë bota, ma risolli në kujtesë Euripidin, birin e këtij ishulli, poetin e dramaturgjisë klasike greke të cilin vazhdoj tua sugjeroj për lexim studentëve e nxënësve të mi.
Çmimet letrare mund të ta përkëdhelin sedrën, mund të të gëzojnë për ndonjë çast, dikush nga padija do ta quaj edhe sukses, por bota e poezisë vazhdon të të shenjtërojë mes dhimbjeve e të papriturave

Këtë çmim ua dedikoj profesorëve të mi të letërsisë e veçanërisht mësuesve të poezisë.
Aleksandri (Leka i madh) i Olimpisë princeshës së epirotëve, vazhdon të mbretërojë i fuqishëm; ai që e pushtoi botën e asokohshme i antikitetit. Po, sepse ishte nxënës i bindur të mësuesit të poezisit – Aristotelit të pakrahasueshëm”, është shprehur Beqiraj.

Ndërsa Alketa Gashi Fazliu këtë cmim ia dedikon familjes së saj.

“Medalja e artë “Aleksandri i Madh”
GOLDEN MEDALS OF GREAT ALEXANDER and VERGINA
29 October 2023 / 39rd Award
Cmimin u’a dedikoj Molosias, Folesë e Bardit tim!
Mamit e babit që janë frymëzim i përditshëm.
dhe dashurisë së jetës sime!”, shkruan Alketa. / KultPlus.com

Më Shumë

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit