3.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Jalen Miller Blesa “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, albimall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 11-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC. Prishtina, Jalen Miller Blesa

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Muhamet Sylejmani, Ilmi Mehmeti dhe Rifat Nasufi.

Ky komision vendosi që qendërsulmuesi i FC Prishtina , Jalen Miller Blesa të shpallet “Ylli i Javës”, pasi që qetësia që e karakterizoi gjatë tërë ndeshjes iu shpërblye me dy gola.

E pikërisht golat e Blesa-s ia mundësuan bardhekaltërve të kryeqytetit fitoren në përballje me SC. Gjilani në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:1. Kjo ishte fitorja e tretë për FC. Prishtina në këtë edicion, por e para pas shtatë ndeshjeve.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC. Prishtina , Jalen Miller Blesa e ndau Florian Ukimeraj, dizajner në Albi Group

Pasi mori këtë çmim sulmuesi amerikan u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

“Ndeshja shkoi shumë mirë, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Ne ndihmuam njëri-tjetrin shumë dhe dhamë 100%. Është trajneri i ri dhe strategjia e re. FC Prishtina është një skuadër e madhe dhe ne presim që të luajmë në Evropë. Strategjia e re dhe trajneri i ri po bëjnë që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, por gjithë ekipi do të adaptohet me kohë. Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që u zgjodha ylli i javës”, ka thënë Blesa për faqen zyrtare të FFK-së.

Më Shumë

Juventusi në krye të garës për Jadon Sancho

Juventus-i raportohet se aktualisht është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Jadon Sancho. Reprezentuesi anglez do të largohet nga “Old...

Pamje nga tregu i kafshëve në Prizren ku u lënduan nëntë persona (FOTO)

Sot në tregun e kafshëve ka ndodhur një shpërthim me granatë dore ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona. TV Prizreni ka publikuar një fotografi...

Lajmet e Fundit