12.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Zjarret në Kaliforni, evakuohen mijëra banorë

Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga avionët që hidhnin ujë, u përballën të martën me zjarret që shkatërruan të paktën nëntë ndërtesa në zonat rurale të Kalifornisë Jugore. Erërat sezonale nga Santa Ana e shtuan intensitetin e zjarreve duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuimin e 4000 banorëve.

Erërat e forta nga Santa Ana përhapën zjarrin në një sipërfaqe prej mbi 9 kilometra katrorë pranë qarkut Riverside, pas shpërthimit të zjarrit të hënën pasdite.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Riverside, Jeff LaRusso, njoftoi se tre struktura ishin shkatërruar dhe gjashtë të tjera ishin dëmtuar.

Luis Quinonez nuk ishte aty kur shtëpia e tij u dogj nga flakët. “Tashmë nuk është për shitje”, tha me shaka zoti Quinonez i mbuluar nga bloza e tymit. Ai tha se kishte humbur gjithashtu 13 automjete që do t’i shiste.

Shtëpia tjetër në pronësinë e tij, përkarshi rrugës, u shpëtoi flakëve. Ai tha se askush nuk ishte lënduar, përfshirë bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.

Zjarri që shpërtheu u intensifikua si rezultat i erërave të forta sezonale që vijnë nga Santa Ana

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Lajmet e Fundit