7.6 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Kurti: Buxheti i vitit 2024 do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti i vitit 2024 do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë, pasi për këtë janë ndarë 22% më shumë buxhet se që kishte në vitin 2023. Kurti ka thënë se për mbrojtje dhe siguri janë ndarë 370 milionë euro, shuma më e madhe e ndarë ndonjëherë.

“Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3.3 miliardë euro, ai do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë, për çfarë kemi ndarë 370 milionë euro, ose 22% më shumë sesa aktualisht. 153 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme, më shumë se ndonjëherë”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin e ardhëm.

Kreu i ekzekutivit, bëri të ditur se Kosova në vitin 2024 do t’i ketë edhe 600 ushtarë dhe 500 policë të rinj.

Kryeministri Kurti ka paraqitur edhe ndarjet buxhetore që parashihen për sektorët e tjerë.

“Do të vazhdojmë renovimin e spitaleve, përmirësimin e shërbimeve dhe blerjen e pajisjeve të teknologjisë së fundit. Për 2024 SHSKUK i është shtuar buxheti për 25, kurse shëndetësisë si sektor kemi ndarë mbi 340 milionë euro. Ministrisë së Drejtësisë ia kemi ndarë 31% më shumë buxhet që të zbatohen reformat e nisura. Do të ketë investime të reja infrastrukturore… Vetëm për MKRS kemi ndarë 58 milionë euro për investime kapitale në sport e infrastrukturë për vitin që po vjen. Buxheti i komunave më 2021 ishte 547 milionë, sivjet është 654 milionë euro. Më 2024 do jetë gati 200 milionë më shumë. Ky buxhet është po ashtu buxhet i komunave”, ka deklaruar ai.

Ndarje nga buxheti është parashikuar edhe për Luginën e Preshevës, dhe ajo sipas tij, do të rritet për 1 milion.

“Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë buxhet për shqiptarët e Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit. Atij po ia shtojmë edhe një milion, nga 2 në 3 milionë për vitin 2024”, ka theksuar kryeministri.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Më Shumë

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Dardan Cena në garë për medaljen e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në turneun Sofia European Open 2026, duke arritur deri në luftën për medaljen e...

Lajmet e Fundit