Në këtë drejtim, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan ka falënderuar liderët e Katarit dhe Egjiptit për “udhëheqjen dhe partneritetin e tyre kritik” në arritjen e marrëveshjes.
“Është e rëndësishme që të gjitha aspektet e kësaj marrëveshje të zbatohen plotësisht”, ka theksuar presidenti amerikan.
Hamasi tha se ra dakord të lironte rreth 50 gra dhe fëmijë pengje nga Gaza në këmbim të Izraelit që të lironte 150 gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet izraelite.
Veç kësaj, marrëveshja do të lejojë qindra kamionë me ndihma humanitare, mjekësore dhe me karburant të hyjnë në të gjitha pjesët e Gazës.
Në anën tjetër, Qeveria e Izraelit ka lëshuar një deklaratë pasi miratoi një marrëveshje që do të lirojë 50 pengje nga Hamasi gjatë një armëpushimi katërditor.
“Lirimi i çdo 10 pengjesh shtesë do të rezultojë në një ditë shtesë në pauzë”.
“Qeveria e Izraelit, IDF dhe shërbimet e sigurisë do të vazhdojnë luftën për të kthyer në shtëpi të gjithë pengjet, për të përfunduar eliminimin e Hamasit dhe për të siguruar që nuk do të ketë asnjë kërcënim të ri për shtetin e Izraelit nga Gaza”.