19.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Bogdanoviq: E vërteta është se Adem Jashari nuk është terrorist, vdiq duke u mbrojtur nga skuadra e vdekjes së Millosheviqit

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se e vërteta për familjen Jashari është shtrembëruar vazhdimisht nga Serbia.

Opozitari më i madh i Aleksandar Vuçiqit ka vendosur që ta tregojë një të vërtetë të madhe që sipas tij duhet ta dinë të gjithë.

Sipas Bogdanoviq-it, Adem Jashari nuk është terrorist, siç pretendohet në Serbi.

“Ai mbrojti shtëpinë dhe familjen e tij Ai dha jetën në shtëpinë e tij në luftën me skuadrën e vdekjes së Millosheviqit dhe thuajse e gjithë familja e tij u masakrua, duke përfshirë gruan dhe fëmijët!”, ka shkruar Bogdanoviq në platformën X.

Sipas opozitarit të Vuçiqit, kjo është e vërteta që të gjithë duhet ta dinë.

Bogdanoviq para pak ditësh është larguar përfundimisht nga Serbia.

Njoftimin ai e ka dhënë në platformën X, duke numëruar me rend arsyet e largimit të tij.

“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandar Vuçiq, i cili së bashku me Aleksandar Vulin, BIA dhe Zvonko Veselinoviqin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë! Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar! E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Bogdanoviq në X./

Më Shumë

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij...

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Lajmet e Fundit