Nëntë të lënduar nga shpërthimi i granatës në tregun e kafshëve në Prizren

Një granatë dore është hedhur pak çaste më parë në tregun e kafshëve në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Ai tha se për shkak të një mosmarrëveshje në mes dy palëve ka ardhur deri të hedhja e një bombe, ku për pasojë 9 persona janë lënduar. Sipas tij, policia është duke u marrë me rastin.

“Pak para orës 5 të mëngjesit Policia është njoftuar për një fjalosje në mes të dy palëve, ku njëri nga ata ka hedhur një bombë në tregun e kafshëve në Prizren”, tha ai.

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë.

Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit