8.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Të pres në xhaminë e qytetit

Poezi nga Arbër Selmani

Të pres në xhaminë e qytetit
mes lutjeve e mëkateve
eja thuaji Zotit se je më i vogël se ai
je turpi i jetës sime
eja lutu
jepi me gojë frazat që t’i mësoi Libri i Shenjtë
në hyrje, zhvishi këpucët
trosha buke jepi asaj gruas rome te dera,
ec në turmën e burrave,
dhe afrohu
ku të më gjesh.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja falju Tokës, falju Diellit, falju kafshëve
çdo shpirti që shtrëngon
jam në rendin e parë
eja dhe bashkë flasim
eja përmendja të madhërishmit, sa i pafuqishëm je ti
ti, plaga e madhe e dashurisë.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja në tempull, ti krimb i keq
eja dylufto me kohën kur ishe burrë i mirë
kur ishe insan
i kam hapur dritaret, hoxha po e pret shiun
unë po të pres ty
qyteti po e pret këngën e shpëtimit.

të pres në xhaminë e qytetit
të vish
të kuptohemi për herë të parë.

vishe këmishën e gjelbër, bëhu mbret i fesë islame
shikojmë kupolat, sherefet, minaret,
ti qan për veten
unë qaj pse nuk qava kurrë.

Të pres në xhaminë e qytetit
Eja, edhe nëse nuk më do
Eja se ke heshtur boll
mendja jote ka agjëruar gjatë,
Eja e thuaji të madhit dhe shokëve të tij
që njerëzit e mirë sot nuk janë në këtë xhami.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja, të lutem, sepse as unë nuk të dua
përkulemi në tepihun e pastër kadife
te dera, gjuaji përtoke pallavrat që të mbajnë gjallë
Ulu afër meje, mos e shaj krijuesin.

Më gjej në qetësi, jam aty ku ulet njeriu i mjerë
afrohu, mos ma kap dorën,
mbylle gojën, lutu për mua a për veten,
jam duke të pritur

Më Shumë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për aksidentin në Rahovec ku vdiq një motoçiklist

Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Rahovec, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej...

34-vjeçari bie nga skeletet dhe vdes- Ky është pronari i kompanisë nga Malisheva që u arrestua, kishte urdhër për ndalimin e punimeve

Një punëtor ka vdekur të mërkurën derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në Prizren. Rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” ai...

Lajmet e Fundit