Vrasja e Vanesa Ballan, 27-vjeçares shtatzënë që u ekzekutua me thikë nga 41-vjeçari Bujar Fandaj. ka tronditur opinion publik në Trevizo të Italisë, si dhe ka “pushtuar” mediat në mbarë vendin në shtetin fqinj.
Autori është një 41-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili dyshohet të ketë patur një lidhje të shkurtër dashurie me 27-vjeçaren e martuar dhe në pritje të fëmijës së dytë.
Mediat italiane shkruajnë se 25 tetorin e kaluar së bashku me partnerin, Nicola Scapinello, Vanessa u paraqit në komisariatin e policisë, dhe në prokurori për të denoncuar përndjekjen e shqiptarit.
Megjithatë as ky denoncim nuk e parandaloi vrasjen makabër të 27-vjeçares shtatzënë nga 41-vjeçari shqiptar.
“Në oborrin e vogël të shtëpisë gjysmë të izoluar, përballë hyrjes ndodhet një xhip lodër me motor elektrik, një skuter, një biçikletë dhe një kamion plastik. Lodrat e fëmijëve mund të tregojnë historinë e një familjeje që nuk ekziston më. Dhe në fakt, në xhamat e portës, ka orkide dhe harqe të kuqe sikuar duan të thonë: këtu, në këtë shtëpi gjysmë të shkëputur, ka vdekur një tjetër grua. Por në këtë histori dhune dhe obsesioni, bie në sy figura e një njeriu për krejt të kundërtën. Nicola Scapinello, 28 vjeç, partneri i Vanessës, i aftë për të falur, babai i amputuar, prindi i ri që tani mban gjithçka që i mbetet mbi supe”, shkruan La Repubblica në një artikull dedikuar çiftit.
Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor
Historia e çiftit
Djali që jetoi me Vanessa Ballan për 11 vjet është mbyllur në shtëpi me prindërit e tij. Ata ishin takuar në shkollë, pa e lënë kurrë njëri-tjetrin. Në profilet e tyre në Instagram janë dy data të kornizuara me zemra: 16 nëntori 2012, fillimi i bashkëjetesës dhe 21 prilli 2019, lindja efëmijës së parë të tyre. Fotot në rrjetet sociale portretizojnë fazat e jetës së tyre së bashku: udhëtime, pushime buzë detit, momente të lumtura.
“Nuk do të mund ta harroj kurrë atë që pashë në shtëpinë time”, përsërit ai tani i dëshpëruar,i rrethuar nga të afërmit, që kujdesen për të, por edhe për fëmijën e tij 4-vjeçar.
Nicola Scapinello, i cili punon për kompaninë e ndërtimit familjar, nuk dinte asgjë për lidhjen jashtëmartesore të bashkëshortes, sipas La Repubblica, deri në momentin kur e ndjera vendosi t’i tregonte mbi tradhëtinë dhe përndjekjen e shqiptarit.
Ajo i rrëfeu mbi njeriun kërcënues që takoi në supermarket, duke e bindur se situata është e rëndë.
Pasi Vanessa u kërcënua me vdekje, Nicola, me kurajo dhe dinjitet, i jep menjëherë mbështetjen dhe ndihmën e tij partneres. Ai e fal atë dhe çifti vijon jetës së bashku sipas La Repubblica.
Dhe kështu më 25 tetor së bashku kanë shkuar në komisariat për të bërë denoncimin. Të nesërmen shkuan edhe në prokurori dhe situata dukej e zgjidhur, ndërkohë kishte ardhur edhe lajmi për shtatzëninë e dytë.
Por shqetësimi ishte gjithmonë aty, siç shihet edhe nga historia e mesazheve të mëngjesit të së martës. Nicola dhe Vanessa i shkruajnë njëri-tjetrit në Ëhatsapp gjithë mëngjesin dhe kur ajo nuk përgjigjet më që nga ora 11.47, ai braktis kantierin dhe vrapon në shtëpi. Aty gjen trupin e Vanesës poshtë shkallëve të mbuluar nga gjaku.