20.8 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Arrestohet një polic në Prizren

PoliciaKS-prangatHetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë bastisur tri lokacione të ndryshme në Prizren e Suharekë, me ç’rast kanë arrestuar tre të dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe ryshfeti. Njëri nga të arrestuarit është polic.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se “pas një hetimi intensiv”, të shtunën ndërmori një operacion bastisjeje në tri lokacione të ndryshme, në Prizren dhe Suharekë.

Operacioni i bazuar në planin operativ të koduar me emrin “Autoriteti”, ka rezultuar me arrestimin e tre personave me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit.

Një nga të dyshuarit e arrestuar është pjesëtar i Policisë së Kosovës, me detyrë në Drejtorinë për hetimin e trafikimit me narkotikë – njësia në Prizren.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, deri në vazhdimin e procedurave të rregullta gjyqësore. Zyrtari policor tashmë i arrestuar është suspenduar.

Veprimet e tilla, IPK-ja thotë se i ndërmori duke u bazuar në urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Në këtë aksion që zgjati disa orë, mbështetje për hetuesit e IPK-së kanë qenë edhe hetuesit rajonalë nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit, dhe disa zyrtarë policorë nga Njësiti Special Operativ (NJSO) i Policisë së Kosovës.

Ky aksion përveç arrestimeve ka rezultuar edhe me konfiskimin e dy armëve të gjata, disa pajisjeve kompjuterike, dokumente të ndryshme etj.

Më Shumë

Punimet për ndërtimin e rrugës pranë QKMF-së së re në Prizren drejt përfunditmit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës përskaj Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare së re, në ambientet e...

Arrestohen tre të dyshuar për mashtrim në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në...

Lajmet e Fundit