4.7 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Policia: Për 24 orë u konfiskuan 31 patentë shoferë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë realizyar 507 pika kontrolli për automjete.

Gjatë kësaj kohe janë konfiskuar 31 patentë shoferë.

Policia ka bërë apel për drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes për shkak të ngricave.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Njoftimi i plotë:

Policia me aktivitete shtesë për të ofruar më shumë siguri në trafik

Prishtinë, më 16.01.2024

Policia e Kosovës po vazhdon t’i kushtojë rëndësi shtimit të masave për të ofruar më shumë siguri në trafik. Njësitet policore të të gjitha Drejtorive Rajonale të Policisë (të trafikut dhe rendit), kanë vazhduar me aktivitete shtesë në fushën e trafikut.

Gjatë 24 orëve të kaluara (15.01.2024), patrullat policore kanë kryer patrullime parandaluese si kanë realizuar 507 Pika Kontrolli për Automjete. Për ata drejtues automjetesh që kanë bërë shkelje më të rënda të rregullave të trafikut rrugor, policia ka konfiskuar 31 patentë shofer.

Derisa jemi në sezonin e dimrit, ku në rrugë mund të ketë ngrica e borë, apelojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që shpejtësinë e automjetit t’ia përshtatin kushteve të rrugëve dhe të jenë të përqendruar në ngasje.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

 

Më Shumë

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare 

Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.   Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në...

Kriza e furnizimit me rrymë në Suharekë, Muharremaj apel qytetarëve: Nuk është problemi te kryetari i komunës

Kriza e furnizimit me energji elektrike ka kapluar Kosovën. Në shumë qytete e fshatra, mungesa e rrymës shkon edhe deri në 24 orë e më...

Lajmet e Fundit